Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se kadetët e FSK-së kanë nisur stërvitjen fushore “Putra e Ujkut”.
“Kadetët tanë të vitit të parë sfidohen në stërvitjen fushore “Putra e Ujkut”. Gjatë kësaj stërvitje, Klasa 2026 demonstruan shkathtësitë në lidership personal dhe mësuan veprimet taktike si grup”, ka shkruar ministri Mehaj.
“Kadetët tanë të vitit të parë sfidohen në Stërvitjen fushore “Putra e Ujkut”. Gjatë kësaj stërvitje, Klasa 2026 demonstruan shkathtësitë në lidership personal dhe mësuan veprimet taktike si grup. Operimi në terren i sfidoi edhe në realizimin e higjienës fushore, administrimin e pajisjeve fushore si dhe identifikimin pozicioneve luftuese taktike. Klasa 2026- Trup hekur, zemër atdhe!’, ka shkruar Mehaj në Facebook.