E ardhmja e Matthijs De Ligt mund të mos jetë e lidhur me Juventusin nga vera e vitit 2022.
Qendërmbrojtësi holandez nuk është duke kaluar nëpër një periudhë të mirë të karrierës së tij dhe nuk shihet më si i pazëvendësueshëm në skuadrën e Maximilioano Allegrit. Ai ka treguar pasiguri në disa prej ndeshjeve dhe madje së fundi ka humbur vendin e titullarit edhe në Kombëtaren e Holandës, aty ku tani po aktivizohet lojtari i Interit Stefan De Vrij.
Tani Fabrizio Romano ka zbuluar se De Ligt ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij me Juventusin e cila hyn në fuqi nga viti i ardhshëm dhe ajo është 150 milionë euro.
Për shërbimet e holandezit interesim kanë shprehur Manchester United, Real Madridi dhe Barcelona.