“Zonja e Vjetër” është në kërkim të një sulmuesi për ta përforcuar më shumë repartin ofensiv. Gjiganti, italian Juventus është duke e konsideruar një lëvizje për ta transferuar sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette, raporton “Calciomercato”.
Kontrata aktuale e Lacazette me Arsenalin do të përfundojë në qershor të vitit të ardhshëm, dhe ende nuk dihet nëse francezi do të vazhdoj të ardhmen e tij në “Emirates”.
Që nga transferimi i tij tek Arsenali nga skuadra e Lyon, Lacazette ka bërë 172 paraqitje për skuadrën londineze, duke regjistruar 66 gola dhe 28 asistime mbi emrin e tij.