Mesfushori kosovar është duke tërhequr vëmendje me paraqitjet e mira në Euro 2020.
Gjiganti i Serie A ka shprehur interesim në mesfushorin e Arsenalit Granit Xhaka, pas paraqitjes mbresëlënëse kundër Francës, raporton “Calciomercato”. Xhaka ishte ndër meritorët, ku edhe e pranoi çmimin si lojtari i ndeshjes.
“Topçinjtë” mund të përfitojnë rreth 20 milionë euro dëmshpërblim nga Juventusi, shumë të cilën krerët e klubit londinez janë duke e kërkuar.
Interesim serioz për shërbimet e Xhakës ka shprehur edhe skuadra tjetër italiane Roma, për të cilën spekulohej se ishte pranë transferimit të mesfushorit kosovar.