Rezultatet jo të mira, sidomos humbja nga Interi si dhe zëvendësimi i shpeshtë i Paulo Dybalas raportohet se janë arsyet e prishjes së marrëdhënieve ndërmje trajnerit të Juventusit Maximiliano Allegri dhe drejtorit Pavel Nedved.
“Il Corriere della Sera” këmbëngul se nënpresidenti i klubit dhe Max Allegri nuk janë më në marrëdhënie të mira.
“Sky Sport Italia” publikoi një video të Nedved-it duke tundur kokën në shenjë zhgënjimi, ndërsa Max Allegri e largoi nga fusha Paulo Dybalan në fitoren 2-1 të Juventusit ndaj Cagliarit të shtunën mbrëma. Argjentinasi kishte dhënë asistimin për golin e Dushan Vlahovicit vetëm pak minuta më parë, përcjellë KosovaPress.
Sipas mediave në Itali, raporti mes trajnerit dhe ish-anësorit nuk është ideal dhe atmosfera në Continassa nuk është e qetë. Juventus e shkarkoi Allegrin në vitin 2019, pavarësisht se fitoi 11 trofe në pesë sezone.
Presidenti Andrea Agnelli ishte kundër shkarkimit të trajnerit, por sipas raporteve të shumta në Itali, Nedved shtyu të ndante rrugët me teknikun toskan duke i thënë presidentit të klubit se ai do të jepte dorëheqje nëse nuk do ta shkarkonte Allegrin.