Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thotë se skuadra e tij kishte vetëm veten për të fajësuar pasi nuk arriti të mundë West Bromin të dielën në mbrëmje.
Sadio Mane i dha epërsinë ekipit vendas pas 12 minutash, por Semi Ajayi barazoi shifrat vetëm tetë minuta para mbylljes së takimit.
Jurgen Klopp, duke folur për “Sky Sports”, tha: “Unë nuk mendoj se dikush mund të presë një ekip që luan si West Bromi në pjesën e parë, si një 6-4 ose çfarëdo që të ishte. Unë mendova se kemi bërë mirë. Në pjesën e dytë ne nuk bëmë të njëjtën gjë, ata kishin tre kundërsulme. Është faji ynë dhe kjo është arsyeja pse morëm vetëm një pikë në vend të tre.”
“Është një sfidë e pabesueshme kur përballesh vazhdimisht me 10 lojtarë. Të them të drejtën West Bromi bëri punën e tyre brenda 90 minutash. West Brom meritoi pikën sonte sepse nuk e përfunduam ndeshjen. Është e vështirë të krijosh. Në fund të fundit të gjithë e dinë dhe ndjejnë se duhet të kishim dhe mund të kishim bërë më mirë sonte”, vazhdoi më tutje tekniku gjerman.
Klopp vuri në dukje stilin mbrojtës të West Bromit si një arsye që lojtarët e tij nuk ishin në gjendje t’i prishnin për të gjetur një gol të dytë.
Në ndeshjen e tyre të ardhshme, Liverpooli udhëton te Newcastle United të mërkurën.