Pasi kishte një sezon shumë të mirë në nivel personal me Barcelonën dhe pasi më në fund e rrëmbeu edhe një trofe shumë të rëndësishëm me Argjentinën siç është Kupa e Amerikës, Lionel Messi u konsideruar sërish si favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë.
Por, gjërat mund të mos shkojnë mirë për lojtarin më të ri të PSG-së pasi është mesfushori i Chelseat ai i cili po i rendit trofetë njërin pas tjetrit.
Pasi e fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsean, Jorginho po ashtu u shpall Kampion i Evropës me Italinë në Euro 2020 ndësa së fundit e fitoi edhe Superkupën e Evropës duke e mposhtur Villarrealin pas ekzekutimit të penalltive ku njërën prej tyre e shënoi vet Jorginho.
Jorginho ka qenë në qendër të të gjithë këtyre triumfeve, duke luajtur, duke shkëlqyer dhe duke i udhëhequr ekipet e tij drejt fitoreve.
Messi është pretendenti i qartë për të rrëmbyer edhe njëherë çmimin e lakmuar nga Jorginho, por ka edhe emra të tjerë në këtë garë.
Robert Lewandowski është gjithashtu shumë i lidhur me këtë trofe. “Poli” shënoi 48 gola për Bayernin sezonin e kaluar dhe u shpall si lojtari më i mirë nga FIFA në vitin 2020.
Me çmimin Topi i Artë që nuk u dha sezonin e kaluar, ndoshta do të ishte gjithashtu e padrejtë të anashkalohet kontributi i tij në vitin 2020 ku ai fitoi gjashtë trofe me Bayernin.