Edhe pse është lidere e renditjes tabelare në Ligën e parë, skuadra e Vëllaznimit nga sot ka mbetur pa kryetrajner.
Granit Begolli përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka njoftuar se nga sot ka ndarë rrugët me klubin e futbollit nga Gjakova. Ai ka falënderuar klubin, bashkëpunëtorët dhe tifozët për punën e deritanishme por që nuk ka dhënë arsyet që e kanë shtyrë për marrjen e këtij vendimi.
Ndryshe, pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, Vëllaznimi është në vendin e parë me 17 pikë.