UBT News

​Jep dorëheqje kryetari i Sigal Prishtinës

Burim Maraj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të klubit të basketbollit Sigal Prishtina. Lajmin e ka dhënë vetë Maraj përmes një postimit në profilin e tij në Facebook, ku ka treguar se këtë po e bën për shkak të angazhimeve të reja personale.

Maraj ishte ne krye të Sigal Prishtinës për dy vjet.

“Pas pothuajse dy viteve në krye të klubit më të mirë në botë, e për afro 3 dekadave si lojtar dhe anëtar i tij, duke tejkaluar shumë sfida dhe përjetuar shumë kënaqësi, për arsye personale që lidhen me angazhimet e mia të reja, sot kërkova nga bordi i klubit të më liroj nga pozita e kryetarit”, ka shkruar Maraj.

Ai ka falënderuar klubin për rrugëtimin e përbashkët, derisa ka thënë se ishte privilegj që e drejtoi një skuadër kaq të madhe në vend.

Exit mobile version