UBT News

​Jasharaj: Sa do të zgjasë greva, varet nga Qeveria

Anëtarët e Këshillit Grevist të BSPK-së, të shoqëruar nga anëtarët e Këshillave Greviste të Federatave Sindikale anëtare të BSPK-së kanë vizituar çerdhen “Yllkat”, në ditën e parë të Grevës së Përgjithshme.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, është shprehur i bindur se Qeveria ka kapacitet ta plotësojë kërkesën e tyre prej 100 euro deri në ligjin e pagave. Ai ka shtuar se greva do të vazhdojë derisa të mos përmbushen kërkesat.

Sipas tij Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci po mundohet t’i injorojë kërkesat e sindikatës.

Më tej, Jasharaj tha se duke ruajtur shtetin kemi shkuar me këtë shumë modeste.

Shteti po të kishte vullnet, 100 euro mund t’i ndante çdo muaj, sepse ka kapacitete buxhetore. Po të shkonim në shuma më të larta, ato shuma do të ishin reale bazuar në çmime por shteti do të arsyetohej se nuk e ka shumë atë shumë, pasi 300 euro do të ishin shumë për shtetin. Pra, duke ruajtur shtetin, kemi shkuar në shifrën më modeste 100 euro të cilën shteti do ta realizonte me dashtë”, thotë ai.

Derisa thotë se qytetarët mllefin që kanë duhet të orientojnë nga Qeveria dhe jo nga Sindikata.

Po ta kishim ligjin e pagave, gjithë këto çështje nuk do të thuheshin. Qeveria nuk ka bërë asgjë dhe ne kemi bërë çmos për ta ruajtur. Dhe Lus qytetarët mllefin që e kanë mos ta orientojnë nga ne që kemi bërë çmos për të mos ardhur deri këtu, por ta orientojnë mllefin dhe gishtin nga qeveria”, thotë ai.

Jasharaj ka thënë se Qeveria duhet të ulet të bisedojë në mënyrë që kjo grevë të mos zgjasë.

Nëse kryeministri dhe të tjerët po vajtojnë me lot artificial se çerdhet janë mbyll, nxënësit nuk do të kenë mësim, ata këtë çështje mund ta zgjedhin. Të ulën me ne dhe të fillojnë me zgjidhjen e kërkesave”, thotë ai.

Po ashtu anëtarët e Këshillit Grevist të BSPK-së, pasi kanë vizituar çerdhen “Yllkat”, vizituan edhe shkollën fillore, “Gjergj Fishta”.

Kryetari i SBAShK-ut tha se sa do të zgjasë greva, varet nga Qeveria.

Greva është pasojë e mos arritjes së një marrëveshje në mes të sindikalistëve dhe institucioneve.

Exit mobile version