Barcelona duket të jetë gjithnjë e më afër transferimit të Ferran Torres nga Manchester City. Gjiganti katalanas është duke provuar që të arrijë marrëveshje me Manchester Cityn duke ofruar 50 milionë euro, raporton “Mundo Deportivo”.
Gjithsesi skuadra e Premier Ligës thuhet se po kërkon 10 milionë euro më shumë, por bisedimet janë duke vazhduar dhe palët duken gjithnjë e më afër gjetjes së një akordi final për këtë operacion.