Italia e fitoi Kampionatin Evropian Euro 2020 kundër Anglisë të dielën në mbrëmje, pas ekzekutimit të penalltive, ku pesë nga dhjetë penalltitë e gjuajtura u humbën. Jordan Pickford mbojti dy penallti, por Gianluigi Donnarumma ishte portieri fitues i asaj nate, duke mbrojtur penalltinë e Bukayo Sakas për të fituar ndeshjen.
Diskutimi rreth penalltive vazhdon edhe më tutje për shkak se shumë ish-futbollistë vënë në dyshim renditjen e lojtarëve për t’i gjuajtur ato.
Vendimi i trajnerit të Anglisë Gareth Southgate tani do të diskutohet edhe më shumë pasi është mësuar se portieri Jordan Pickford ishte në radhë për të goditur penalltinë e gjashtë, nëse do të shkohej deri aty, përcjellë KosovaPress.
Videoja tregon Southgatin që u drejtohet lojtarëve dhe duket që i informon ata për lojtarin e radhës që do të godas penalltinë. Pasi gjujatën Harry Kane, Harry Maguire, Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka, Southgate kërkon që Pickford të ishte ai që do të godiste penalltinë e radhës, por kjo nuk ndodhi për shkak se Saka dështoi të shënone përballë Donnarummas.