UBT News

​Ja kur zhvillohen ndeshjet kthyese të Kupës së Kosovës

Kupa e Kosovës ka arritur në fazën gjysmëfinale të saj dhe të mërkurën janë zhvilluar ndeshjet e para.

Dukagjini doli triumfues nga ballafaqimi me Istogun me rezultat 2-1, kurse Llapi e befasoi Prishtinën në “Fadil Vokrri” duke e mposhtur me rezultat 3-2.

Ndeshjet kthyese ku edhe do të mësohen dy ekipet finaliste do të zhvillohen më 21 prill, me fillim nga ora 15:00.

Exit mobile version