Kërkimi për zëvendësimin e Joachim Low tani do të filloj, pasi që ky i fundit kumtoi lajmin që nuk do të jetë më në krye të Kombëtares së Gjermanisë pas kampionatit të EURO 2020.
Low do të kompletojë 15-të vite karrierë në krye të Gjermanisë, ku do t’i drejtoj ata edhe në kampionatin e këtij viti, i cili ishte shtyrë një vit, për shkak të krizës me Covid-19.
Kontrata aktuale e gjermanit me Kombëtaren e Gjermanisë përfundon pas Kupës së Botës “Qatar 2022”, por 61 vjeçari ka vendosur që koha e duhur që të largohet nga posti i trajnerit tek Gjermania të jetë më herët.
Kjo do të thotë që DFB (Federata e Futbollit të Gjermanisë) duhet të gjejë zëvendësuesin e duhur të Low, ku ky i fundit arriti të drejtoj Gjermaninë drejt triumfit të Kupës së Botës, në vitin 2014-të.
Rreth kësaj situate foli edhe presidenti i DFB, i cili tha që do ketë kohë të mjaftueshme për të gjetur zëvendësimin e Low.
“Fakti që ai na ka informuar ne për vendimin e tij kaq herët është tejet i mirë. Pa dyshim, ai i ka dhënë DFB-së kohën e nevojitur dhe qetësinë që të marrim vendimin e duhur, të gjejmë zëvendësimin e tij”, tha Fritz Keller, president i DFB-së.
Gjermania është duke shijuar një kohë të artë, duke prodhuar trajner të klasit botëror, ku emrat e mundshëm që ta zëvendësojnë Joachim Low i gjeni të bashkangjitur më poshtë.
1.Hansi Flick – Bayern Munich
2.Jurgen Klopp – Liverpool
3.Stefan Kuntz – Gjermani U21
4.Julian Nagelsmann – RB Leipzig
5.Ralf Rangnick – Ish trajner i RB Leipzig