UBT News

​Italia vendi favorit për organizimin e Euro 2032

Kryetari i Federatës së Futbollit në Itali, Gabriel Gravina, ka thënë se Italia është në pozicion shumë të mirë për të organizuar Kampionatin Evropian në vitin 2032.

Italia priti për herë të fundit një turne të madh futbolli për meshkuj në vitin 1990, ndërsa kishte disa ndeshje të zhvilluara të Euro 2020, duke përfshirë atë hapëse në Romë. Por Gravina tha se Italia dëshiron të presë vitin 2032 dhe mendon se është e pozicionuar mirë për ta bërë këtë.

Duke folur në një samit sportiv italian, ai tha: “Jemi ne dhe Turqia për vitin 2032. Jemi të pozicionuar mirë. Italia më në fund beson se mund ta bëjë këtë”.

Gjermania do të jetë mikpritëse e Euro 2024 ndërsa Britania e Madhe dhe Irlanda janë rivale të Turqisë për Euro 2028.

Exit mobile version