Italia është finalisti i parë i Kampionatit Evropian Euro 2020 pasi e ka mposhtur Spanjën pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4-3.
Ndeshja pas 90 minutave përfundoi me rezultat të barabartë 1-1 me golat e realizuara nga Federico Chiesa në minutën e 60’ dhe Alvaro Morata në minutën e 80’ të ndeshjes.
Vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk sollën ndryshim rezultati dhe finalisti i parë kështu u përcaktuar pas ekzekutimit të 11 metërshave.
Finalisti tjetër i Euro 2020 do të përcaktohet nesër nga ndeshja Angli – Danimarkë.