Mateo Retegui është favorit për të startuar në sulmin e Italisë kundër Anglisë në “Stadio Maradona” të sot në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Euro 2024.
Sulmuesi me origjinë argjentinase pritet të bëjë debutimin e tij me “Azzurrët” duke filluar në sulm përkrah Domenico Berardit dhe Lorenzo Pellegrinit.
23-vjeçari i huazuar te Tigre nga Boca Juniors ka shënuar gjashtë gola në nëntë paraqitje me klubin e tij këtë sezon.
Gigio Donnarumma do të startojë në portë, me kapitenin e Napolit , Giovanni Di Lorenzo, si mbrojtës i djathtë.
Rafael Toloi, Francesco Acerbi dhe Leonardo Spinazzola kompletojnë një mbrojtje me katër lojtarë me Nicolò Barella, Jorginho dhe Marco Verratti në mesfushë.
Leonardo Bonucci është i padisponueshëm, dhe e njëjta gjë është edhe për Federico Chiesa, Federico Dimarco dhe Ivan Provedel.
Tek Anglia, Kane, Grealish dhe Saka do të përbëjnë treshen sulmuese, derisa Stones dhe Maguire do të kenë peshën e mbrojtjes.
Këto janë formacionet e mundshme:
Itali (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Toloi, Acerbi, Spinazzola; Barella, Jorginho, Verratti; Berardi, Retegui, Pellegrini.
Anglia (4-3-3): Pickford; Ëalker, Stones, Maguire, Shaë; Bellingham, Rice, Henderson; Saka, Kane, Grealish.