UBT News

​Ismajli: Prioritet për Kurtin ishte Boikeni, e jo qytetari i Kosovës në pandemi

Në debatin parlamentar për gjendjen më pandeminë Covid-19, me kërkesë të Grupit parlamentar të PDK-së, deputeti nga kjo parti Uran Ismajli tha se janë ndërruar tri qeveri, por jo edhe situata që po e rëndën jetën e qytetarëve gjithnjë e më shumë.

Deputeti Ismajli tha se problemi është se qeveria Kurti 2, është një qeveri që mungon në veprim, sepse sipas tij, prej formimit të kësaj qeverie prioritet ishin zgjedhjet në Shqipëri.

“Fatkeqësisht edhe Qeveria Kurti 2 po ecën hapave të qeverisë Hoti, duke zgjedhur heshtjen, ikjen dhe fshehjen në vend të transparencës dhe veprimit. Kryeministri Kurti dhe shumica e ministrave që janë sot në kabinetin qeveritar nuk janë të rinj në menaxhimin e pandemisë. Nuk janë duke u provuar për herë parë me një situatë të tillë, janë përballur me pandeminë edhe gjatë 122 ditëve të qeverise Kurti 1, ndërsa sot i kanë bërë 156 ditë në dytë, në pandemi. Pra problemi i pandemisë nuk është i pa njohur për këtë qeveri, problemi është se qeveria Kurti 2, është një qeveri që mungon në veprim. Mungon në veprim në Kosovë, sepse ajo që e pamë prej formimit të kësaj qeverie ishte se prioritet politik i Albin Kurtit dhe kësaj qeverie ishin zgjedhjet në Shqipëri. Prioritet për të ishte Boikeni, e jo qytetari i Kosovës. Qytetarin e Kosovës dhe shëndetin e tij ai e vendosi nën hijen e kotësisë së votës për Boikenin”, tha Ismajli.

Deputeti i PDK-së tha se në pandemi u morën një mori masash të pa menduara dhe zero përgjigje adekuate.

Rezultati siç tha ai mijëra të vdekur, dhjetëra mijëra të infektuar dhe qindra biznese të falimentuara. Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në orën 15:00. 

Exit mobile version