UBT News

​Ish-klubi ia hap dyert Ronaldos për rikthim

Trajneri i Sporting Lisbonës, Ruben Amorim ka thënë se klubi portugez do ta mbajë derën hapur për Cristiano Ronaldon nëse ai dëshiron të rikthehet aty.

Ronaldo do të jetë në kërkim të një klubi të ri në janar pas përplasjejes publike me Manchester United dhe trajnerin Erik ten Hag. Ai tha se ndihej i tradhtuar nga klubi qëkur mbërriti në verën e vitit 2021 dhe nuk kishte asnjë respekt për trajnerin Ten Hag.

Ronaldo e filloi karrierën e tij në Sporting dhe prej kohësh është spekuluar se ai do të donte ta përfundonte karrierën e tij në këtë klub.

Nuk dihet nëse është koha që kjo të ndodh tani, por Amorim duket i lumtur që të paktën ka mundësinë për ta ofruar këtë opsion.

“Më është bërë kjo pyetje një mijë herë”, tha Amorim për mediat në Portugali kur u pyet nëse dera ishte e hapur që Ronaldo të kthehet në klubin e tij të parë.

“Ronaldo është një lojtar i Manchester United. Të gjithë në Sporting e pëlqejnë atë, nuk kam më shumë për të thënë. Ai vetë thotë se dëshiron të lihet në paqe për të vendosur të ardhmen e tij”, shtoi ai.

Ronaldo bëri historinë e Sportingut gjatë periudhës së tij në klub, pasi ai u bë lojtari i parë që luajti për ekipin U-16, U-17, U-18, ekipin B dhe ekipin e parë të klubit në të njëjtin sezon.

Ai përfundoi duke luajtur 31 ndeshje për skuadrën e Primeira Liga përpara se të shitej te Man Utd për rreth 12 milionë funte në vitin 2003.

Exit mobile version