UBT News

​Isco kërkohet nga gjiganti italian, çmimi i spanjollit ka rënë në 20 milionë euro

Milani është i interesuar për blerjen e Iscos dhe sipas “La Gazetta dello Sport”, 29-vjeçari mund të largohet nga Real Madridi për 20 milionë euro.

Kontrata e Iscos me “Los Blancos” për fundon ne muajin qershor të vitit të ardhshëm dhe trajneri Carlo Ancelotti mund të jap dritën jeshile për shitjen e tij.

Spnajolli e kaloi sezonin e kaluar pa shënuar asnjë gol dhe kjo është një prej arsyeve që vlera e tij ka pësuar rënië drastike.

Me kontratën e tij që skadon në vitin 2022, Milani shpreson që mardhëniet e mira me Real Madridin dhe Ancelotitn të bëjë një marrëveshje në kushtet e tyre financiare.

Drejtuesit e Milanit, Paolo Maldini dhe Riy Massara e admirojnë 29-vjeçarin i cili ka shënuar 51 gola në 336 paraqitje për gjigantin spanjoll.

Exit mobile version