Simone Inzaghi dhe presidenti i Lazios, Claudio Lotito thuhet se kanë arritur një marrëveshje për shkëputjen e kontratës dhe ai do të zyrtarizohet se trajner i Interi të enjten.
Presidenti Lotito duhej t’i jepte trajnerit të drejtën për të zyrtarizuar lëvizjen e Simone Inzaghit në Inter dhe “La Repubblica” raporton se palët më në fund kanë gjetur një zgjidhje ekonomike.
Gazeta pretendon se kishte probleme ekonomike që e pengonin Inzaghin të ishte në gjendje të lirohej, por që trajneri dhe pronari tashmë i kanë zgjidhur këto probleme.
Inzaghi do të jetë në gjendje të nënshkruajë me Interin dhe njoftimi duhet të mbërrijë të enjten, thotë “La Repubblica”.
Ish sulmuesi italian ka arritur një marrëveshje me vlerë 4 milionë euro në sezon për dy vitet e ardhshme dhe do të fillojë punën me zikaltërit më 1 korrik.
Inzaghi ka kaluar pesë sezonet e fundit në “Olimpico” dhe 45-vjeçari ka fituar një Kupë të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë gjatë kohës që ishte në “Formello”.