Mesfushori 26-vjeçar Nicolo Barella ishte njëra nga figurat kryesore të Interit duke qenë pjesë thelbësore e projektit të Simone Inzaghit. Këtë sezon, ai pa mbi 4000 minuta në 52 ndeshje në të gjitha garat, duke kontribuar me 19 gola.
Shumë klube të Premier Ligës janë të interesuara të marrin Barellën në muajt e ardhshëm, duke përfshirë Liverpoolin, Chelsean dhe Manchester United. Interi nuk dëshiron të shesë dhe për ta mbajtur atë, janë të gatshëm të shesin lojtarë të tjerë.
Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, Interi duhet të gjenerojë të ardhura në tregun e transferimeve këtë verë, duke filluar me shitjen e mbrojtësit të krahut Robin Gosens. Union Berlin dhe Schalke janë të interesuar për ish- lojtarin e Atalantas, i cili mund të largohet për rreth 15 milionë euro.
Synimi tjetër është shitja e Marcelo Brozovic te një klub nga Arabia Saudite. Al-Nassr është shfaqur tashmë me një ofertë prej 15 milionë euro për kroatin, një ofertë që ka të ngjarë se duhet të rritet për të bindur nënkampionët e Evropës. Është edhe portieri Andre Onana, i cili vlerësohet rreth 70 milionë euro dhe është në fokusin e Chelseat.