UBT News

​Interi përballet me Parmën në Kupën e Italisë, formacionet e mundshme

Pas barazimit të hidhur me Monzën në Serie-A, Interi do të kërkojë të ngushëllohet me fitore ndaj Parmës në Kupën e Italisë.

“Neroazzurët” synojnë që të shkojnë sa më largë në këtë kompeticion të rëndësishëm në futbollin italian, ndërkohë që pritet të luajnë sonte ma disa prej lojtarëve kryesorë.

Romelu Lukaku, Hakan Calhanoglu dhe Samir Handanovic janë tre emrat që nuk do të paraqiten pasi kanë pësuar lëndime të lehta gjatë ballafaqimit me Monzën, duke e bërë kështu punën më të vështirë për trajnerin Simone Iznaghi.

Kjo ndeshje është e vlefshme për 1/8-tën e finales e cila do të zhvillohet në “Giuseppe Meazza” me fillim nga ora 21:00.

Këto janë formacionet e mundshme:

Inter: Onana; D’Ambrosio, De Vrij, Di Marco; Dumfries, Gagliardini, Asllani, Brozovic, Gosens; Correa, Lautaro

Parma: Chichizola; Del Prato, Osorio, Valenti, Oosterwolde; Man, Sohm, Bernabe, Juric, Tutino; Vazquez

Exit mobile version