UBT News

​Interi në çerekfinale të Kupës së Italisë

Interi ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë pasi e ka mposhtur Parmën me mjaftë vështirësi me rezultat 2-1 pas 120 minutave lojë.

Që nga fillimi i ndeshjes Parma u tregua kundërshtarë shumë i fortë për skuadrën e Simone Inzaghit të cilën nuk e lejonte ta rrezikonte aspak portën e veteranit Guanluiggi Buffon.

Madje, mysafirët befasuan zikaltërit duke kaluar në epërsi në minutën e 38′ me një gol të realizuar nga Stanko Juric.

Deri në fund të pjesës së parë, Interi provoi të shënonte golin e barazimit, por pa sukses.

Edhe pjesa e dytë nisi me pasqyrë të njëjtë sikur e para me Interin që nuk e kishte të lehtë të depërtonte në mbrojtjen e ngjeshur të Parmës.

Derisa minutat po kalonin, presioni mbi “Neroazzurrët” rritej gjithnjë e më shumë. Kjo bëri që ata të hidheshin me të gjitha forcat në sulm për barazimin e rezultatit gjë të cilën edhe e arritën dy minuta para përfundimit të ndeshjes kur argjentinasi Lautaro Martinez shënoi për 1-1, duke e çuar ndeshjen në vazhdime, dy herë nga 15 minuta.

Në vazhdime skuadra zikaltër u tregua më efikase duke shënuar golin e fitores. Realizues ishte qendërmbrojtësi Francesco Acerbi në minutën e 110′, duke ia siguruar skuadrës së tij kalimin në çerekfinale të këtij kompeticioni.

Kujtojmë se Interi është kampion në fuqi i Kupës së Italisë.

Exit mobile version