UBT News

​Interi mund ta largojë Asllanin

LUGANO, SWITZERLAND - JULY 12: Kristjan Asllani of FC Internazionale looks o during Pre-season Friendly between FC Lugano v FC Internazionale at Cornaredo Stadium on July 12, 2022 in Lugano, Switzerland. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Interi mund të kompletojë tregun e transferimeve me një tjetër nënshkrim në mesfushë.

Siç raportohet nga eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio, Interi po mendon seriozisht të kompletojë skuadrën me përforcime të tjera në mesfushë dhe për momentin janë dy emra të nxehtë, Ndombele dhe Maxime Lopez.

Ish-mesfushori i Napolit, i cili është rikthyer në Tottenham që mban kartonin e tij, ka refuzuar Genoan dhe është në pritje të “Nerazzurrëve”, të cilët megjithatë do të duhet të vendosin nëse duan një mesfushor klasik, ashtu si Ndombele, apo për një zëvendës Calhanoglu që mund të jetë Maxime Lopez.

Nëse vjen edhe mesfushori i Sassuolos, nuk përjashtohet një largim në formë huazimi i mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani.

Exit mobile version