UBT News

​Interi dhe Eriksen pritet ta shkëpusin sot kontratën

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Christian Eriksen dhe agjenti i tij do të takohen sot me drejtorët e Interit për të përfunduar kontratën e mesfushorit me “Nerazzurrët”.

Eriksen është kthyer në Milano nga Danimarka, por siç pritej mjekët nuk i dhanë dritën jeshile që ai ta luajë në Serie A.

Danezit nuk i lejohet të qëndrojë apo të luajë në Itali për shkak se i është vendosur një ndihmës për rrahjet e zemrës dhe një gjë e tillë shihet se pengesë për lojtarët që të vazhdojnë aktivitetin në futbollin italian.

Eriksen ka qenë duke u stërvitur me ish-klubin e tij Odense gjatë javës së fundit dhe u kthye në Milano për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe nuk mori ditën jeshile nga mjekët.

Sipas gazetës në fjale, Eriksen mund ta ndërpresë sot marrëveshjen e tij me zikaltërit derisa Premier Liga dhe Eredivisie janë opsione të favorshme për vazhdimin e karrierës së tij.

Mbetet për t’u parë nëse do të mjaftojë një takim apo nëse agjenti i lojtarit dhe Interi kanë nevojë për një takim tjetër për të rregulluar të gjitha detajet dhe për të përfunduar zgjidhjen e kontratës së Eriksenit.

Exit mobile version