UBT News

​Interi blindon kreun e tabelës, Juventusi mposht Napolin

Interi dhe Juventusi kanë arkëtuar nga tri pikë të reja nga ndeshjet e mbetura të këtij edicioni të Serie-A.

“Zonja e Vjetër” e ka mposhtur Napolin me rezultat 2-1 në “Alianz Arena” në ndeshjen e cila ishte shtyer për shkak të rasteve me Covid-19.

Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala shënuan për skuadrën e Andrea Pirlos, kurse golin e vetëm për Napolin e shënoi Lorenzo Insigne nga penalltia në minutën e 90 të ndeshjes.

Nga ana tjetër, Interi në “Giuseppe Meazza” e ka mposhtur Sassuolon po ashtu me rezultat 2-1.

Për ”Neroazzurrët” shënuan dyshja e përhershme Lukaku – Martinez, kurse për Sassuolon golin e vetëm e realizoi Traore pesë minuta para se të përfundonte ndeshja.

Kështu Interi e blindon kreun e tabelës me 71 pikë, 11 më shumë se Milanin në vendin e dytë, kurse Juventusi me fitoren ndaj Napolit ka mbledhur 59 pikë dhe renditet në vendin e tretë në tabel.

Exit mobile version