UBT News

​Institucioneve iu kërkohet që me buxhetin e 2021-ës të mbrohen interesat e zjarrfikësve

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore që në seancën e sotme ku pritet të votohet buxheti për vitin 2021, të jepen vërejtje rreth votimit dhe të mbrojnë interesat e shërbimit të zjarrfikësve dhe të shqyrtohen mundësitë që të sigurohen mjete buxhetore.

“Prandaj kërkojmë që sot në seancën për debat për miratim të buxhetit, të gjitha institucionet qeveritare, nivelit Qendror, ministrive përkatëse, Deputetëve/e te bëjnë vërejtjet e tyre rreth votimit dhe të angazhohen që të mbrojnë interesat e shërbimit të zjarrfikësve, dhe të shqyrtohen mundësitë që të sigurohen mjete buxhetore dhe të na krijoni mundësi, te krijoni kushte normale dhe ti kryeni obligimet që keni ndaj Zjarrfikësve të Kosovës, angazhohuni që shërbimi i të jetë funksional dhe të jetë i gatshëm që të kryej misionin në mënyrë te dinjitetshme”, thuhet në letrën e haur të zjarrfikësve dërguar institucioneve të vendit.

Mes tjerash, sindikata ka nënvizuar se pakënaqësitë e tyre po i shprehin në letër meqë përfaqësuesit e institucioneve sipas tyre nuk i kanë pranuar në takim.

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka theksuar edhe se për vite me radhe kanë adresuar kërkesat e tyre por që gjithherë u neglizhuan.

Exit mobile version