UBT News

​Infantino kandidat i vetëm për president të FIFA-së

Presidenti aktual Gianni Infantino është i vetmi kandidat për zgjedhjet presidenciale të FIFA-s të vitit të ardhshëm, duke i hapur rrugën atij për të siguruar edhe mandatin e tretë.

Zvicerani pasoi Sepp Blatterin në vitin 2016 dhe u rizgjodh në vitin 2019.

Ai njoftoi synimin e tij për të kandiduar për një mandat të ri në Kongresin e FIFA-s në fillim të këtij viti dhe është konfirmuar si kandidati i vetëm për këtë rol pas kalimit të afatit.

Ish-futbollisti i Zvicrës Ramon Vega kishte bërë të ditur dje synimin e tij për të sfiduar Infantinon, por nuk është në listën e kandidatëve të publikuar nga FIFA.

Infantino është anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 2020.

Zgjedhjet presidenciale në Kongresin e FIFA-s të vitit të ardhshëm në kryeqytetin e Ruandës, Kigali, janë caktuar për 16 mars.

Exit mobile version