Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino që po qëndron për vizitë në Kosovë ka vizituar stadiumin ikonik “Fadil Vokrri”. Ai paraprakisht ka bërë homazhe te shtatorja e legjendës e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Gjatë ditës ai pritet të takohet me Presidenteten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe me Kryeministrin Albin Kurti.
Në fund, ai do të flasë në një konferencë për media në ora 15:00.