Indonezia ka ndaluar që shkollat publike të bëjnë të detyrueshme veshjen fetare, pasi u bë virale historia e një studenteje të krishterë të cilës iu bë presion për të mbajtur shami në klasë.
Vajza po ndiqte një shkollë që kishte një rregull që të gjithë studentët duhet të mbanin shaminë myslimane.
Qeveria u ka dhënë shkollave 30 ditë afat kohor që të revokojnë rregullat ekzistuese lidhur me këtë çështje.
Indonezia, edhe pse një vend me shumicë myslimane, njeh zyrtarisht fetë e tjera, por ka shqetësime të mëdha rreth rritjes së intolerancës fetare.
Ndalimi u nënshkrua në dekret të mërkurën dhe shkollat që nuk i përmbahen mund të përballen me sanksione.
Ministri i Indonezisë për Arsimin dhe Kulturën Nadiem Makarim tha se zgjedhja e veshjes fetare është “e drejta e një individi dhe nuk është vendimi i shkollës”.