UBT News

​Incidenti në “Zahir Pajaziti”, ky është dënimi i shqiptuar për Vushtrrinë

Klubi i futbollit “Vushtrria” është dënuar me dy ndeshje pa praninë e tifozëve dhe detyrohet të bëjë kompensimin e dëmeve të shkaktuara na stadiumin “Zahir Pajaziti” gjatë ndeshjes së barazhit ndërmjet Vushtrrisë dhe Malishevës.

Në min e 77-të deri sa po përgatitej ekzekutimi i penalltisë nga FC Malisheva tifozët e FC Vushtrria të vendosur në tribunën jugore, kapin, tërheqin dhe zhvendosin rrjetën nga porta duke e pamundësuar vazhdimin e kohës së mbetur të lojës, në të njëjtën kohë kishin dëmtuar (hequr) 72 copë ulëse nga e njëjta tribunë, shumica e tyre janë hedhur në fushën e lojës për çka ishte ndërprerë ndeshja për 15 min. Në ato momente për shkak të agresivitetit në rritje dhe me qëllim të vazhdimit të lojës së mbetur nga policia është kërkuar të zbrazet tribuna jugore. Pas fillimit të zbrazjes së tribunës, tifozët ofendojnë në kor FFK-në.

“Sipas raportit të personave zyrtar dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 53 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 paragrafi 1 të Rregullorës disiplinore: Dënohet me (2) dy ndeshje zyrtare sipas radhës në fushën e vetë pa praninë e shikuesve të organizuar nga FFK. Obligohet FC “ Vushtrria” ta paguajë dëmin e shkaktuar në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, thuhet në raportin e Komisionit disiplinor të FFK-së.

Exit mobile version