UBT News

​Inaugurohet statuja e Nënë Terezës në kishën “Notre Dame de Laeken” në Bruksel

Statuja e Nënë Terezës është inauguruar në Kishën “Notre Dame de Laeken” në Bruksel. Kjo është bërë e ditur nga ambasadori i Kosovës atje, Agron Bajrami.

Ai ka shkruar se inaugurimi i statujës së shqiptares që kishte marrë Çmimin Nobel për Paqe, e ka theksuar mesazhin e paqes që Nënë Tereza e ka bartur në jetë dhe amshim.

Paqja dhe dashuria mes njerëzve, në një botë plot mirësi, me Nënën Tereze si simbolin e saj, u festua në Meshën e Shenjtë, në Kishën Notre Dame de Laeken, në Bruksel. Inaugurimi i statujës së shenjtores shqiptare dhe laureates së Çmimit Nobel për Paqe vetëm sa e theksoi mesazhin e paqes që Nëna Tereze barti në jetë dhe amshim”, ka shkruar Bajrami.

Exit mobile version