Lionel Messi është një nga nëntë lojtarët e Paris Saint-Germain që janë përjashtuar nga përballja e së mërkurës në Ligue 1 me Angers në “Stade Raymond Kopa”.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë është përballur me inflamacionin e tendinit të tij të majtë të Akilit që nga “Le Classique” dhe PSG do të japë një përditësim të ri mbi gjendjen e tij të enjten.
Shoku sulmues i Messit, Neymar, do të mungojë për shkak të pezullimit, ndërsa Julian Draxler dhe Leandro Paredes pritet të humbasin pjesën e mbetur të sezonit pasi iu nënshtruan operacioneve përkatëse, përcjellë KosovaPress.
Layvin Kurzaëa dhe Ander Herrera do të rifillojnë stërvitjen të enjten, por do të mungojnë kundër Angers, ndërsa Abdou Diallo gjithashtu mbetet në rikuperim e sipër.
Mauricio Pochettino gjithashtu ka për t’u shqetësuar për lëndimet në gju të Marco Verrattit dhe Presnel Kimpembes.
PSG shkon në ndeshjen e së mërkurës me 15 pikë diferencë në krye të tabelës dhe mund të përfundojë titullin e Ligue 1 nëse Marsejë nuk fiton ndaj Nantes.