UBT News

​Hysaj pranë largimit nga Napoli

Mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj është afër të largohet nga liga italiane Serie A.

Trajneri i Napolit Gennaro Gattuso ka konfirmuar mbrëmë se mbrojtësi i krahut të djathtë Elseid Hysaj do të largohet nga klubi në fund të këtij edicioni.

Interesim serioz për shqiptarin ka shprehur skuadra portugeze Benfica, e cila raportohet se është e gatshme të transferojë Hysajn në radhët e tyre.

Përveç Benfica, spekulohet se edhe dy gjigantët francezë Marseille e Lyon janë në garë për transferimin e mbrojtësit shkodran. 

Exit mobile version