Callum Hudson-Odoi do të kalojë pjesën tjetër të sezonit 2022/23 në huazim në Gjermani te Bayer Leverkuseni.
Kështu ka njoftuar sot Chelsea në faqen zyrtare.
Anësori ka qenë me pjesë e Chelseat që nga grupmoshat U-8, ndërsa bëri debutimin e tij për skuadrën e parë në një fitore ndaj Newcastle United në raundin e katërt të FA Cup në janar të vitit 2018. Që nga atëherë ai ka bërë 126 paraqitje për “Blutë” në të gjitha garat, duke shënuar 16 gola.
Në Bayern Leverkusen anglezi pritet të ketë më shumë minuta në fushë dhe do të luajë edhe në Ligën e Kampionëve ku skuadra gjermane bënë pjesë në Grupin B të Ligës së Kampionëve, së bashku me Atletico Madrid, Bruges dhe Porto.