UBT News

​Historia e Shtëpisë së Bardhë

The White House in Washington DC at summer day. The White House is home of the President of the United States of America, Washington DC, USA.

Më 13 tetor të vitit 1792, presidenti George Washington vendosi në mënyrë ceremoniale gurin e parë në themelin e ndërtesës, e cila do të bëhej rezidenca zyrtare e presidentëve të Shteteve të Bashkuara.

Arkitekt i ndërtesës, e cila u quajt ”Pallati i Presidentit”, ishte emigranti irlandez, James Hoban. Ndihmësi tij ishte Benjamin Latrobe nga Pensilvania.

Projekti ishte i ngjashëm me Pallatin e Dukës së Leinsterit, në Irlandë. Presidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara, John Adams, ishte banori i parë i Shtëpisë së Presidentit në vitin 1800.

Që nga ajo kohë, të gjithë presidentët amerikanë kanë jetuar në këtë rezidencë. Ndërtesa origjinale u dogj nga trupat britanike gjatë luftës së vitit 1818.

Pasi u rindërtua dhe James Hoban urdhëroi që ndërtesa të lyhej me të bardhë, asaj iu dha emri që ka sot, ”Shtëpia e Bardhë”.

Shtëpia e Bardhë është ndërtesa më e lashtë publike e Washingtonit. Ajo shërben jo vetëm si shtëpi banimi dhe zyrë e presidentit, por edhe si muzeum i presidentëve amerikanë. Çdo vit Shtëpia e Bardhë vizitohet nga rreth 1 milionë e gjysmë turistë.

Exit mobile version