Pasi që u mësuan çiftet e para të sezonit të ri 2023/24 të Superligës së Kosovës, tani edhe skuadrat e Ligës së Parë kanë mësuar shortin e edicionit të ri.
Shorti u tërhoq në praninë e Komisionit të Garave të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe përfaqësuesve të klubeve.
Po ashtu, u bë e ditur se klubi kryeqytetas, Shkëndija ka ndryshuar emrin dhe tani quhet Prishtina e Re.
Ndërkaq, shortin e javës së parë të edicionit të ri të Ligës së Parë e gjeni më poshtë.
Grupi A
Suhareka – Drenica
Dinamo – Vëllaznimi
Trepça – Rilindja
Onix – Rahoveci
Istogu – Trepça’89
Grupi B
2 Korriku – Ferizaj
Flamurtari – Kika
Ramiz Sadiku – Vushtrria
Ulpiana – Prishtina e Re
Vjosa – Vllaznia