Pas një paraqitjeje tejet të mirë në ndeshjen e parë, Kampioni i Serie A Interi do të shikojë që të regjistrojë fitoren e parë si mysafirë të edicionit të ri, ku do të zhvillojë ndeshje në udhëtim tek Hellas Verona.
Në anën tjetër, nikoqirët do të shpresojnë që të këndellen nga xhiroja e parë, ku pësuan humbje nga skuadra e Sassuolos me rezultat 3:2.
Nëse “Nerazzurët” arrijnë që të arkëtojnë tre pikët e plota, do të jetë sezoni i tretë me radhë që kampioni italian regjistron dy fitore në dy xhirot e para të Serie A, për herë të parë kjo gjë që nga viti 1955/56.
Të dy skuadrat në ndeshjen e sotme do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Veronan nuk do të paraqitet Miguel Veloso, ndërsa tek Interi do të mungojnë Gabriel Brazao, Christian Eriksen, Gagliardini dhe Alexis Sanchez.
Formacionet e mundshme me të cilat priten të dy trajnerët ta fillojnë këtë ndeshje i gjeni më poshtë:
Hellas Verona (3-4-2-1): Pandur; Dawidowicz, Gunter, Ceccherini; Casale, Hongla, Ilic, Lazovic; Barak, Zaccagni; Kalinic
Inter (3-5-1-1): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Sensi, Perisic; Calhanoglu; Dzeko
20:45 Hellas Verona – Inter (Stadiumi Marc’Antonio Bentegodi)