Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se i kanë bërë të gjitha përgatitjet që nga java e ardhshme në këtë komunë të fillojnë me vaksinim masiv kundër COVID-19.
Haziri ka bërë të ditur se deri më tani në Gjilan janë vaksinuar 2 mijë e 846 qytetarë, përfshirë edhe punëtorët shëndetësorë.
Që nga fillimi i pandemisë, në Gjilan janë testuar 21 mijë e 480 mostra, 6 mijë e 424 rezultuan pozitive, 6 mijë e 263 janë shëruar, 146 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 20 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 5 persona, dhe 42 mostra në pritje për rezultat.