Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot në selinë e OVL të UÇK-së, krerët e Shoqatave të dala nga lufta.
Haradinaj në profilin e tij në Facebook ka shkruar se kategoritë e lirisë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dëshmorët e të gjitha kohërave, invalidët, veteranët, familjet e martirëve, të pagjeturit, të Burgosurit politikë e të persekutuarit, viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, janë edhe dhembja edhe krenaria jonë.
“Ata janë testamenti ynë, themeli ynë për të ardhmen. E vërteta e kategorive të lirisë është e të gjithë neve. Ata që nuk janë të vërtetë nuk janë të asnjërit prej nesh. Por, të shfrytëzohen të pavërtetit për të turpëruar të vërtetit, është e papranueshme, është mallkim për brezat”, ka shkruar ai.