Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për president, Ramush Haradinaj ka dërguar sot letër urimi me rastin e inaugurimit të tij, si president i 46-të i ShBA-ve, Joe Bidenit.
Haradinaj me këtë letër uron Biden, duke i thënë se emri i tij është i lidhur ngushtë me historinë e shtetit të Kosovës dhe se shqiptarët nuk do të harrojnë kurrë atë që ai ka bërë për Kosovën.
Në këtë letër, ai ka përmendur edhe mosmarrëveshjen me Serbinë, duke thënë se tani ajo mosmarrëveshje ka kaluar në nivel diplomatik ende të pazgjidhur.
“Si shtet ne po punojmë pa ndalë tash e shumë vite për të realizuar aspiratën tonë që të jemi shtet plotësisht i njohur dhe anëtar i respektuar në NATO, BE dhe OKB. Me këto sfida para, është mirë të dimë, se Kosova tani, nuk ka vetëm një aleat, por një mik të ngushtë në Shtëpinë e Bardhë dhe njerëzit tanë janë të sigurt në mbështetjen tuaj”, shkroi ndër të tjera Haradinaj.