Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar luftëtarin e atdhetarin, Sali Çekaj në 22-vjetorin e rënies së tij dhe bashkëluftëtarëve të tij.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se Sali Çekaj ishte luftëtar dhe atdhetar shumëdimensional.
“Sali Çekaj, luftëtar e atdhetar shumëdimensional, ra heroikisht njëzetedy vite më parë, së bashku me bashkëluftëtarët e tij, Shefqetin, Mejdiun, Luanin, Ilirin, Hysniun, Izetin, Bejtën, Azizin, Afrimin, Fatosin, Fisnikun e Leonardin”, ka shkruar Haradinaj mes tjerash.
Ai tha se ashtu siç jetoi, edhe ra për lirinë e atdheut për të mbetur gjallë në kujtesën e popullit dhe historisë shqiptare.
Çekaj i njohur me nofkën Veterani, ishte njëri nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe aktivist i madh i kombit shqiptar. Ai ra heroikisht më 19 prill në Koshare, gjatë luftimeve me forcat serbe./UBTNews