Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar Rahovecin ku është mirëpritur nga i pari i kësaj komune, Smajl Latifi.
Haradinaj ka thënë se të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare e kanë vlerësuar punën e mirë të kryetarit Latifi.
“Institucionet më kredibile, si vendore e ato ndërkombëtare tanimë vlerësojnë punën e mirë të kryetarit Smajl Latifi, në transparencë dhe në efikasitet në qeverisje. Kjo performancë e mirë në qeverisje nuk është rastësi, pasi që Rahoveci shquhet për traditën dhe njerëzit e saj të devotshëm ndaj punës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka shtuar se puna e kryetarit Latifi dhe stafit të tij i bën gjithë krenarë.
“Sot, kisha nderin që të takoj kryetarin Latifi dhe ekipin e tij të suksesshëm, të cilët po na bëjnë krenarë me sukseset e arritura, duke dhënë shembullin e një qeverisjeje të mirë në dobi të qytetarit”, është shprehur Haradinaj.