Është hapur sot në Prishtinë ‘Panairi Ndërkombëtar i Turizimit “Kosova 2022”, i cili po konsiderohet të jetë mundësi e mirë për promovimin e turizmit. Ndërkohë që është shtruar nevoja për rritjen e numrit të turistëve në Kosovë dhe Shqipëri për fuqizimin e këtij sektori.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari theksoi se turizimi mbetet sektori më me prioritet në MINT, sektor ky që siç tha ajo, sjell punësim, stabilitet dhe zhvillim ekonomik.
Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti me ketë rast tha se panairi është një mundësi e mirë për promovimin e turizmit.
Ndërsa, kryetari i Unionit të Turizmit në Shqipëri, Rrahman Kasa tha se turizimi është një ekonomi e fuqishme për çdo vend.
Derisa tha se Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për rritjen e numrit të turistëve për fuqizimin e turizmit. Në panair po marrin pjesë shumë kompani turistike nga vendi dhe rajoni dhe më gjerë.