Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për përzgjedhjen e kadetëve për studime në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë – Cikli i studimeve Bachelor, në vitin akademik 2022/2023.
Ministria e Mbrojtjes, shpall këtë konkurs pas shpalljes së konkursit për përzgjedhjen e kadetëve për studime në Akademinë e Mbrojtjes të Kosovës, të Turqisë, Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Prandaj, ftojmë të rinjtë e të rejat e vendit pa dallim, të aplikojnë duke ju garantuar proces të drejtë dhe transparent gjatë gjithë procesit të testimit dhe përzgjedhjes. Forca e Sigurisë së Kosovës është Ushtria jonë me mision të shenjtë, prandaj do të përzgjidhen vetëm më të mirët nga më të mirët. Ju faleminderit vëllezërve tanë për mbështetjen e madhe! Vazhdojmë së bashku drejtë sukseseve të radhës!”, thuhet në njoftim.