Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala është në bisedime për të nënshkruar me Atletico Madridin, sipas gazetarit portugez Pedro Almeida.
28-vjeçari ka folur gjithashtu me Diego Simeonen, trajnerin e Atletico Madridit, për një transferim të mundshëm te “Wanda Metropolitano” në një transferim me kosto zero këtë verë.
Dybala ka qenë gjithashtu i lidhur me Chelsean dhe Arsenalin që nga koha kur Juventusi konfirmoi se ata nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë marrëveshje me sulmuesin argjentinas për vazhdimin e kontratës.
Rivali i Juventusit në Italia, Interi, është po ashtu në mesin e skuadrave të interesuara për shërbimet e numrit 10 të “Zonjës së Vjetër”.