Erling Haaland ka njoftuar agjentin e tij se ai dëshiron të largohet nga Borussia Dortmundi nëse ata nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, raporton “Diario AS”.
Haaland është një lojtar shumë i kërkuar pas paraqitjeve fantastike për Dortmundin, dhe është i lidhur shumë me Real Madridin, Barcelonën, Manchester Cityn, Manchester Unitedin, Chelsean, Paris Saint-Germain, Liverpoolin dhe Juventusin.
Dortmundi që është në çerekfinale të Ligës së Kampionëve 2020-21 qëndron jashtë vendeve të kësaj gare këtë sezon, i pesti në Bundesliga.
Haaland thuhet se i ka dhënë Dortmundit një ultimatum nëse ata humbasin kualifikimin për në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Kjo vjen derisa “Sport” pretendon se Barca ka filluar të përpiqet të mbledhë fonde për reprezentuesin e Norvegjisë, me gjigandët e LaLigas të gatshëm të lënë dy sulmues të largohen.