UBT News

​Guardiola zbulon arsyen pse ka fituar kaq shumë trofe në karrierën e tij

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola duke folur pasi skuadra e tij e fitoi trofeun e “Carabao Cup”, pranoi se ishte më e lehtë për të që të fitonte tituj për shkak se ka trajnuar skuadra të mëdha.

Guardiola fitoi trofeun e 25-të të madh në karrierën e tij si trajner të dielën, ndërsa Aymeric Laporte shënoi golin e vetëm në ndeshje ndaj Tottënhamit në “Wembley”.

Spanjolli ka korrur suksese të mëdha gjatë karrierës së tij menaxheriale, e cila ka kaluar nga Barcelona në Bayern Munchen dhe tani në Man City.

“Është mirë. Unë isha në klube të mëdha: Barcelona, Bayern Munich, këtu. Kjo është arsyeja pse është më e lehtë për të bërë”, tha Guardiola për “Sky Sports”, pasi u pyet për listën e tij të gjatë të trofeve të fituar.

Guardiola gjithashtu foli për tifozët që u lejuan në “Wembley” në një kapacitet të kufizuar pas shumë muajve.

“Nuk ishte plot, por ishte një zhurmë e madhe nga tifozët”, shtoi ai.

Exit mobile version