UBT News

​Guardiola: Jemi në telashe të mëdha

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se skuadra e tij është në telashe të mëdha pasi dy lojtarë të skuadrës së tij pësuan lëndime gjatë ndeshjes ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

Kevin De Bruyne dhe Kyle Walker u detyruan të largohen më herët nga fusha, në ndeshjen e cila përfundoi me barazim 0-0 që ia siguroi klubit anglez kalimin në gjysmëfinale.

Duke folur për “BT Sport” në intervistën e tij pas ndeshjes, Guardiola konfirmoi se të dy lojtarët janë në dyshim për gjysmëfinalen e Kupës FA të së shtunës kundër Liverpoolit.

“Ne jemi në telashe të mëdha. Nuk mund të harrojmë se luajtëm tre ditë më parë në një lojë të vështirë kundër Liverpoolit. Ne duhej të vijmë në Madrid dhe kemi shumë lëndime tani”, tha spanjolli.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme, por sot ne festojmë sepse është hera e tretë në historinë e Manchester Cityt që jemi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve”, shtoi më tutje spanjolli.

Edhe Phil Foden pësoi një dëmtim në kokë në minutën e 12-të, pas një përplasjeje në ajër me mbrojtësin i Atleticos, Felipe.

Exit mobile version